
Kryeministri Edi Rama deklaroi se synimi i qeverisë është që Shqipëria të arrijë pavarësi të plotë energjetike, duke u kthyer në një pikë strategjike për prodhimin dhe eksportin e energjisë së pastër.
Ai theksoi se avantazhi i Shqipërisë qëndron në faktin se prodhon 100% energji të gjelbër, pa barrën e taksës së karbonit, çka e bën vendin tërheqës për investitorët ndërkombëtarë. Rama nënvizoi gjithashtu rëndësinë e partneritetit me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italinë, duke shtuar se tregu i energjisë shqiptare është Europa.
“Energjia sektori i garave të hapura ndërkombëtare, në fund të dekadës energjia nga era dhe dielli do jenë 30%. Avantazhi i Shqipërisë në raport me Serbinë, u tha se ne jemi 100 % të gjelbër në prodhimin e energjisë dhe nuk kemi barrën t’i paguajmë të shkuarës taksën e karbonit.
Ndaj edhe kompanitë e shohin me shumë. Duke u rikthyer te partneriteti trepalësh me Emiratet dhe Italinë, arsyeja se janë të fokusuar tek ne, nuk është se unë vesh atlete të bardha, por sepse Shqipëria prodhon dhe shet energji të pastër.”, tha ai, duke shtuar: “Një korrigjim shefi të madh kur tha që Shqipëria është treg i vogël, por Shqipëria është një pikë me kapacitet të madh strategjik. Ju do prodhoni nga era dhe do eksportoni sepse tregu juaj është Europa. Kinezët që janë civilizimi më i vjetër nuk do i kishin vënë syrin dhe e konsideronin Shqipërinë si pikën e mjaltit”.