Vendosni fjalën kyçe....

PD i drejtohet Kushtetueses, kërkon shfuqizimin e zgjedhjes së Endri Shabanit si Avokat i Popullit



Partia Demokratike i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese, duke kundërshtuar zgjedhjen e Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit.

PD kërkon shfuqizimin e vendimit për zgjedhjen e Shabanit, si edhe pezullimin e tij të menjëhershëm nga detyra, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.

Endri Shabani u zgjodh Avokat i Popullit më 11 dhjetor, në një seancë plenare të shoqëruar me debate dhe tensione. Gjatë procesit, Partia Demokratike pretendoi se kishte tërhequr firmat e dhëna më herët në mbështetje të kandidaturës së tij, duke e cilësuar procedurën të pavlefshme.

Çështja pritet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila do të vendosë mbi ligjshmërinë e zgjedhjes dhe kërkesën për pezullim nga detyra.