Vendosni fjalën kyçe....

Vjehrra e ish-nusja e djalit akuza njëra-tjetrës, gjenden tre fëmijët e mitur në një banesë në Durrës, ndërhyjnë autoritetet


Tre fëmijë të mitur, të moshave 5, 10 dhe 12 vjeç janë gjetur të braktisur në një banesë në pkazhin e Durrësit. Ata dyshohet se kishin disa ditë pa ngrënë dhe dy prej tyre kishin mbi një muaj që nuk shkonin në shkollë.

Pas sinjalizimit nga mediat, policia dhe Ministria e Shëndetësisë I kanë dërtguar fillimisht fëmijët në spitalin e Durrësit për trajtim dhe më pas do vendoset se çfarë do bëhet me ta.

E ëma e fëmijëve, Blerina B. është procesuar penalisht ndërsa denoncimi ndaj saj është bërë nga ish-vjehrra me iniciale D.V. Sipas kësaj të fundit, ish-nusja e djalit kishte lënë vetëm fëmijët në banesë.

Fëmijët janë dërguar në Qendrën e Mbrojtjes së Fëmijëve në Durrës ku do vendoset më tej për të ardhmen e tyre.

Ndërkohë nëna e fëmijëve ka deklaruar se punonte si banakiere dhe merrte një pagë prej 400 mijë lekësh ndërkohë që vetëm qiraja merrte më shumë se gjysmën e pagesës.

“E kam të pamundur që të rri me fëmijët se s’kam të ardhura me se të paguaj qeranë dhe t’i ushqej

Ky është kurth nga ish- vjehrra e cila më ka paditur se braktis fëmijët . Si mund ta bëjë këtë kur unë vetë punoj? Më ka hyrë pa leje në shtëpi dhe ka mësuar fëmijet të flasin keq kundër meje. Nuk e di por kjo është e patolerueshme si vjen në shtëpinë time pa leje dhe më denoncon në polici?” – ka thënë ajo, raporton BW.

Ajo ka deklaruar se nuk do i lërë fëmijët në jetimore ndërsa ka rrëfyer se është ndarë nga i shoqi i cli është dënuar në Itali me 5 vite burg.

“Doli nga burgu dhe ka paguar për fëmijët 180 mije lekë të vjetra. Si mund t’i ushqej fëmijët me 180 mijë të vjetra në muaj? Unë fëmijet nuk i braktis kurrë se jam nënë . Djali i dyte vuan nga epilepsia dhe kam shkuar në spitale për kurim për një kohë të gjatë tani është më mirë. Veshkën e shes e femijet nuk i lë! Tani më morën në pyetje në polici se më denoncoi vjehrra do hapen gjyqe dhe dëgjova se do më marë shteti fëmijet. Fëmijët nuk i lë në jetimore”, thotë gruaja.