Vendosni fjalën kyçe....

IDF lëshon paralajmërim evakuimi për banorët në jug të Libanit: Do të godasim infrastrukturën e Hezbollahut


Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë lëshuar një paralajmërim evakuimi për banorët në jug të Libanit, në prag të një sulmi të ri kundër Hezbollahut, përcjell YNetNews.

Zëdhënësi arab i IDF-së, nënkoloneli Avichay Adraee, njoftoi se paralajmërimi vlen për zonat brenda fshatit Hatta. Sipas tij, ushtria izraelite pritet të nisë së shpejti një tjetër sulm ndaj infrastrukturës ushtarake të Hezbollahut në këtë fshat, si dhe kundër përpjekjeve të paligjshme të grupit për të rikthyer aktivitetin e tij në zonë.

“IDF do të sulmojë së shpejti infrastrukturën ushtarake të Hezbollahut në fshat dhe përpjekjet e tij të paligjshme për të rifilluar veprimtarinë. Banorë të kompleksit, për sigurinë tuaj, largohuni të paktën 300 metra nga zona e shënuar me të kuqe në hartë,” deklaroi Adraee.

Paralajmërimi vjen mes tensioneve të vazhdueshme përgjatë kufirit Izrael–Liban, ku palët kanë shkëmbyer sulme të herëpashershme ditët e fundit.