Vendosni fjalën kyçe....

Përmbytjet/ Nisin vlerësimet në Durrës, 1453 shtëpi me dëme, 848 banorë të evakuuar


848 banorë janë evakuar në qarkun e Durrësit, si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e shiut.

Përmes një njoftimi të Prefekturës, bëhet e ditur se janë verifikuar 4067 banesa, teksa 1453 banesa kanë pësuar dëme.

Në Sukth dhe Katund të Ri janë përmbytur 2800 hektarë. Ndërkaq, nuk raportohen probleme në akset rrugore dhe lumenj.

Në Bashkinë Krujë, në lumenjtë Gjole Dhe Zezë ka renie të dukshme të nivelit të ujit dhe situata  po shkon drejt normalizimit.

Në Shijak është bërë i mundur pastrimi i 5 banesave dhe nxjerrja e ujit në 2 banesa.