
Kryebashkiaku i Kievit, Vitaly Klitschko, u ka bërë thirrje banorëve të qytetit të evakuohen, duke deklaruar se rreth 6,000 ndërtesa banimi në kryeqytetin ukrainas kanë mbetur pa ngrohje qendrore.
Klitschko ia faturoi “gjendjen jashtëzakonisht të vështirë” në qytet sulmeve ruse gjatë natës. Moska ka deklaruar se ka shënjestruar objektet e prodhimit të dronëve, infrastrukturën energjetike dhe objekte të tjera ushtarake në të gjithë Ukrainën, si përgjigje ndaj një tentative për “sulm terrorist nga regjimi i Kievit” në rezidencën e presidentit rus Putin në fund të dhjetorit.
“U bëj thirrje banorëve të kryeqytetit që kanë mundësi të largohen përkohësisht nga qyteti, drejt vendeve ku ka burime alternative të energjisë dhe nxehtësisë, ta bëjnë këtë,” shkroi Klitschko në kanalin e tij në Telegram, duke deklaruar se sulmi i natës ishte më “i dhimbshmi” për qytetin me tre milionë banorë gjatë luftës në Ukrainë.
Sipas kryebashkiakut, pothuajse gjysma e ndërtesave të banimit në Kiev përfunduan pa ngrohje qendrore pas sulmeve. Një numër i papërcaktuar ndërtesash janë goditur gjithashtu nga ndërprerjet e furnizimit me ujë. Ai tha se autoritetet e qytetit “shpresojnë” të rivendosin ngrohjen qendrore për “disa” nga ndërtesat e prekura deri në mbrëmje. Gjendja në qytet rëndohet më tej nga reshjet e dëshura të dëborës dhe temperaturat e ulëta, shkruan Rt.
Në një postim vijues, Klitschko u bëri thirrje atyre banorëve që kanë ende mundësi ngrohjeje të ndihmojnë qytetarët më pak fatlumë dhe “t’i ftojnë ata për t’u ngrohur ose për të gatuar ushqim”. Kryebashkiaku gjithashtu u kujtoi banorëve se kryeqyteti ka rreth 1,200 stacione ngrohjeje, ku njerëzit mund të ngrohen, të marrin ushqim të ngrohtë dhe të karikojnë pajisjet e tyre elektronike.
Rusia ka rritur fushatën e saj të sulmeve me rreze të gjatë kundër infrastrukturës ushtarake dhe asaj me përdorim të dyfishtë të Ukrainës në muajt e fundit. Sipas Moskës, vala e tanishme e sulmeve vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve të vijueshme të ushtrisë ukrainase për të sulmuar infrastrukturën energjetike të Rusisë, si dhe ndaj sulmeve pa dallim mbi civilët.
Në Rajonin Belgorod të Rusisë, mbi gjysmë milioni njerëz mbetën pa energji elektrike pas sulmeve ajrore ukrainase gjatë natës, sipas Guvernatorit Vyacheslav Gladkov, me temperatura pranë pikës së ngrirjes. Përveç kësaj, mbi gjysmë milioni mbetën pa ngrohje dhe mbi 200,000 mbetën pa ujë dhe shërbime sanitare. Qyteti i Oryol raportohet gjithashtu se u përball me ndërprerje të rënda të energjisë.