Vendosni fjalën kyçe....

“Plehrat dhe shishet plastike të hedhura vend e pa vend çuan në përmbytjen e Durrësit” – Rama


Kryeministri Rama ka bërë përgjegjëse shishet e hedhura nga qytetarët për përmbytjet në Durrës.

Ai shkruan se kur mbeturinat hidhen vend e pa vend, ato i merr shiu dhe më pas bllokojnë rrugën e lëvizjes së ujit drejt detit duke çuar në përmbytje si ato që kanë goditur së fundmi Durrësin dhe qytete të tjera.

“Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrinë dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë…” – shkruan Rama në X.