
Presidenti i Kazakistanit nënshkroi të martën një ligj që ndalon propagandën LGBT dhe të pedofilisë në media, rrjetet e telekomunikacionit dhe platformat online.
Sipas një deklarate në faqen zyrtare të Kassym-Jomart Tokayev, këto norma janë përfshirë gjithashtu në kufizimet ligjore për shpërndarjen e përmbajtjeve të paligjshme, por nuk u specifikua se kur hyn ligji në fuqi.
Projektligji u miratua më herët nga të dyja dhomat e parlamentit të Kazakistanit. Shkeljet e ligjit mund të ndëshkohen me një gjobë prej 144,500 tenge kazake (280 dollarë) dhe ndalim administrativ deri në 10 ditë, shkruan Anadolu Agency.
Rreth një vit e gjysmë më parë, qytetarët e Kazakistanit dorëzuan një peticion ku kërkohej ndalimi i propagandës LGBT në vend.