
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se një qeverisje e re në Gaza mund të jetë e mundur vetëm nëse grupi Hamas çarmatoset.
Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një interviste për Fox News, të cituar nga YNet, ku u pyet nëse parashikon një qeveri në Gaza me të cilën Izraeli mund të bashkëpunojë deri në vitin 2026. Netanyahu tha:
“Një qeverisje e re në Gaza është e mundur nëse Hamas-i çarmatoset. Arsyeja është e thjeshtë – nëse Hamasi mbetet i armatosur, mund të sulmojë qeverinë e re nga prapa. Unë shoh një të ardhme të ndryshme për Gazën nëse ajo çarmatoset. Të gjithë e kuptojnë këtë. Populli në Gaza e dëshiron këtë më shumë se kushdo tjetër.”
Deklarata e tij vjen pas muajve të tensioneve dhe dhunës midis Izraelit dhe grupeve palestineze në Rripin e Gazës. Netanyahu theksoi se pa çarmatimin e Hamasit, nuk mund të ketë një qeveri të re që të funksionojë në mënyrë të sigurt dhe stabile.
Fragmente të intervistës janë publikuar nga Fox News, ndërsa pjesa e plotë e saj do të transmetohet më vonë.