Vendosni fjalën kyçe....

Guvernatori demokrat Tim Walz nën shënjestër për mashtrimin e pretenduar prej 110 milionë dollarësh


Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, është përfshirë në një verifikim të ri pasi një YouTuber ekspozoi një mashtrim të pretenduar prej 110 milionë dollarësh në kujdesin fëminor dhe shëndetësor në shtet, duke I hedhur benzinë një skandali më të gjerë mbi mashtrimet me shërbimet sociale të lidhura me komunitetin lokal somalez.

Një video 42-minutëshe e postuar në X dhe YouTube të premten nga raportuesi i pavarur Nick Shirley, e tregon atë duke vizituar disa qendra të kujdesit fëminor dhe shëndetësor në Minesota, duke përfshirë një vend në Minneapolis me një tabelë të shkruar gabim: “Quality Learing Center” (në vend të Learning).

Pamjet nuk tregojnë asnjë aktivitet të dukshëm, pavarësisht se qendra është e regjistruar për 99 fëmijë dhe thuhet se ka marrë rreth 4 milionë dollarë nga fondet shtetërore.

Një pjesë tjetër tregon Shirley-n duke vizituar një ndërtesë të listuar si shtëpi për 14 kompani të kujdesit shëndetësor, asnjë prej të cilave nuk duket operacionale, përpara se policia ta shoqërojë atë jashtë ambienteve.

“Tim Walz dhe mashtruesit nuk i shpëtojnë dot kësaj,” shkroi Shirley në X.

“Në një ditë, ekipi im dhe unë zbuluam mbi 110 milionë dollarë mashtrim – kjo është vetëm maja e ajsbergut.”

Videoja u bë virale me shpejtësi, duke nxitur ligjvënësit dhe figura të tjera të larta të kërkojnë përgjigje nga autoritetet e Minesotës dhe nga vetë Walz.

“4 milionë dollarë nga taksat e fituara me mund që shkojnë për një qendër edukimi që nuk di të shkruajë as fjalën ‘mësim’ (learning) saktë. Keni ndonjë shpjegim për këtë, Tim Walz?” shkroi të shtunën në X, Tom Emmer, anëtar i lartë i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Kongresmen i Minesotës.

“Njerëzit duhet të arrestohen dhe të ndiqen penalisht, dhe Guvernatori i Minesotës duhet të mbajë përgjegjësi,” postoi Kongresmeni Mike Laëler, R-NY.

Donald Trump Jr. u bëri thirrje ndjekësve ta shohin pamjet e plota, duke shkruar në X: “Kjo është ajo që po i bëjnë vendit tuaj me paratë e taksave tuaja!!!”

Miliarderi i Tesla-s dhe SpaceX, Elon Musk, gjithashtu ndau videon me mbishkrimin: “Ndiqni penalisht @GovTimWalz.”

Reagimi vjen ndërkohë që administrata e Walz po përballet me miliarda dollarë mashtrime të pretenduara në shërbimet sociale, duke përfshirë të paktën 1 miliard dollarë të lidhur me programe që përfshijnë kryesisht komunitetin somalez-amerikan në Minesota.

aportet sugjerojnë se disa pagesa mashtruese u dërguan jashtë shtetit përmes rrjeteve informale, me miliona që mund të kenë përfunduar jashtë SHBA-së, duke përfshirë Al-Shabaab, grupin terrorist të lidhur me Al-Kaedën me bazë në Somali.

Trupe të shumta federale, shtetërore dhe të kongresit po hetojnë akuzat. Ndërsa Walz është zotuar të burgosë mashtruesit dhe të nisë një program mbarështeror për parandalimin e mashtrimeve me auditorë ligjorë,

Presidenti Donald Trump e sulmoi atë duke e quajtur “seriozisht të prapambetur” dhe e cilësoi Minesotën nën udhëheqjen e tij si “një qendër të pastrimit të parave mashtruese.”

Ai njoftoi gjithashtu se po i jepte fund Statusit të Mbrojtjes së Përkohshme (TPS) për somalezët në Minesota, mbrojtja ligjore kundër dëbimit për disa emigrantë. Zëvendëspresidenti J.D. Vance dha mendimin e tij mbi skandalin të shtunën, duke e quajtur situatën në Minesota “një mikrokozmos të mashtrimit me emigracionin në sistemin tonë.”