
Lara Colturi ka nisur në mënyrë mbresëlënëse ndalesën e radhës të Kupës së Botës në Skitë Alpine. Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë u rendit e dyta pas lëshimit të parë në disiplinën e Slalomit.
19-vjeçarja regjistroi kohën 54.79 sekonda, vetëm 0.09 sekonda më ngadalë se zvicerania Camille Rast, e cila kryesoi klasifikimin. Pas Colturit u renditën emra të njohur të skive botërore, si Katharina Liensberger, Mikaela Shiffrin dhe Zrinka Ljutic.
Lëshimi i dytë për 30 skiatoret e kualifikuara do të zhvillohet në orën 17:45, ku do të përcaktohen edhe rezultatet përfundimtare.