
Foto ilustruese
Një 37-vjeçar ka gjetur vdekjen pas një aksidenti në rrugën Çepe-Belsh.
I riu po udhëtonte me motor dhe është përplasur nga një kamion që drejtohej nga një 48-vjeçar me iniciale F.P.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 48 vjeç, banues në Belsh, pasi dje, në aksin rrugor “Çepe-Belsh”, kamioni që ai drejtonte ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin E. K., 37 vjeç, banues në fshatin Seferan. Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi E. K. ka humbur jetën në spital”, njofton policia.