
Me pishtarë në duar, në shenjë simbolike ‘flaka e shpresës do t’i vë zjarrin narkoshtetit,’ ata bëjnë thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës dhe i kërkojnë këtij të fundit të përballet me drejtësinë për akuzat për korrupsion.
Balliu deklaron nga Surreli se nëse hajduti Edi Rama nuk jep dorëheqjen, qëndrestarët që dolën më 22 dhjetor në bulevard do të zhvendosen këtu, në Surrel.
“Edvin, ke shpërngulur 1.2 milion shqiptarë nga vendi i tyre. Ke vjedhur paratë e qytetarëve bashkë me Ergys Agasin dhe Lubinë tënde. Ia ke dorëzuar policinë krimit të organizuar dhe je përgjegjësi kryesor për cenimin e sigurisë së jetës së shqiptarëve, largimin e të rinjve dhe varfërimin e çdo familjeje shqiptare. Jep dorëheqjen dhe përballu me drejtësinë. Në të kundërt, shqiptarët do të të çojnë vetë para drejtësisë”, është shprehur deputeti Klevis Balliu.