
Tre autobusë të vjetër, të parkuar dhe jashtë përdorimit, janë përfshirë nga flakët në afërsi të zonës së Fllakës, në Durrës.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se mjetet nuk ishin funksionale në momentin e shpërthimit të zjarrit. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa fatmirësisht nga flakët nuk rrezikohen banesat përreth.
Në vendngjarje pritet ndërhyrja e shërbimeve përkatëse për shuarjen e zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të plota të incidentit.