
Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka njoftuar takimin e radhës me demokratët e Shkodrës. Takimi do zhvillohet në teatrin “Rozafa” në orën 18:00 dhe vjen pas një turi të nisur në Durrës e që ka vijuar në Gjirokastër e Elbasan,
Takimet e Salianjit kanë çuar në reagimin zyrtar të PD-së, që përmes kreut Berisha e Sekretarit të Përgjithshëm Noka kanë njoftuar përjashtimin e tij nga partia.
Ata kanë deklaruar se Salianji ka bashkëpunuar me krerë bandash për takimet e tij, akuza të cilave ai u është përgjigjur duke i mohuar me forcë e duke akuzuar Nokën për bashkëpunim me krerë bandash. Salianji ka deklaruar gjithashtu se do jetë pjesë e PD-së dhe se askush nuk e përjashton dot.