Vendosni fjalën kyçe....

Mbahet mesha në vigjilje të Krishtlindjes në katedralen “Shën Pali” në Tiranë


Besimtarët e krishterë në mbarë vendin janë mbledhur në katedralen e Shën Palit në Tiranë në vigjilje të Krishtlindjes. Mesha po mbahet nga Imzot Arjan Dodaj.

Krishtlindja, festa e lindjes së Jezusit është një nga ngjarjet më të mëdha të besimtarëve të krishterë. Besimtarët katolikë me qirinj në duar presin mes lutjesh mbërritjen e mesnatës së 25 dhjetorit, lindjen e birit të Zotit.

Mesha në vigjilje të Krishtlindjes janë mbajtur edhe në Krujë, Lushnjë, Lezhë, Shkodër e Mirditë.

Në Lushnjë, besimtarët katolikë kanë marrë pjesë në meshën e krishtlindjeve në kishën e shenjtëve Pjetri e Pali.

Meshën e shenjtë të Krishtlindjes e mbajti Dom Gjoni.