
Presidenti i SHBA-së Trump ripërsëriti të hënën dëshirën e tij që SHBA-ja të ketë kontrollin mbi Groenlandën, pasi njoftoi planet për të emëruar Guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry, si i dërguar i posaçëm në ishull, shkruan Bloomberg.
“Na duhet për sigurinë kombëtare,” u tha Trump gazetarëve të hënën në pronën e tij Mar-a-Lago në Florida.
Trump ka kërkuar që Groenlanda, një territor vetëqeverisës danez, të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara, duke përmendur rëndësinë e saj strategjike dhe burimet minerale. Landry, i cili mori detyrën si guvernator në janar 2024, e mbështet publikisht këtë ide.
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen dhe Kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, deklaruan më herët në një komunikatë të përbashkët se Groenlanda u përket groenlandezëve.
“Nuk mund të aneksoni një vend tjetër. As me argumentin e sigurisë ndërkombëtare,” thanë ata.