Vendosni fjalën kyçe....

Skandali tek AKSHI, deputetët e opozitës me pankarta me mesazhe ironizuese në Sekretariatin e Etikës


Ndërsa ka nisur mbledhja e Sekretariatit të Etikës, deputetët e opozitës, të cilët rrezikojnë përjashtimin nga punimet e Kuvendit, janë futur në sallë duke mbajtur pankarta.

Nga pamjet e publikuara, shihet se opozitarët ironizojnë kryeministrin Edi Rama, zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe Ergys Agasin. Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Sekretariati pritet të shqyrtojë kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e 29 deputetëve të Partisë Demokratike, pas tensioneve të regjistruara në seancën plenare të 18 dhjetorit.