
Një avion biznesi që transportonte shefin e ushtrisë së Libisë, Mohammed Ali Al Haddad, dhe katër persona të tjerë, humbi kontaktin pak pasi u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar Esenboga i Ankarasë të martën, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya.
Avioni u rrëzua rreth 30 minuta pas ngritjes, i tha një zyrtar turk portalit Al-Monitor.
Zyrtari shtoi se operacionet e kërkim-shpëtimit janë në zhvillim e sipër për të arritur te avioni.
Ministria e Mbrojtjes e Turqisë kishte njoftuar më herët vizitën e shefit të shtabit të Libisë, duke thënë se ai ishte takuar me ministrin turk të Mbrojtjes, Yasar Guler, dhe homologun turk, Selcuk Bayraktaroglu, së bashku me komandantë të tjerë ushtarakë turq.
Ndërsa zyrtarët nuk konfirmuan nëse avioni ishte rrëzuar, pamjet në televizionet turke treguan një shkrepje dritë në vendin ku thuhej se avioni kishte humbur kontaktin radiofonik.
Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga zyrtarët libianë.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Al Monitor