Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar, Shemsi Krasniqi


Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i grupit të famshëm “Ilirët”, është gjetur pa jetë.

Ai ishte një nga zërat më ikonikë të muzikës sonë, njeriu që i dha shpirt këngës që u kthye në simbol kombëtar, “Xhamadani vija vija”.

Edhe pse detajet janë ende të panjohura, humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh te kolegët dhe adhuruesit e shumtë që u rritën me këngët e grupit “Ilirët”./TPZ