Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Një prokuror kurajoz pezulloi zv/kryeministren por Gjykata Supreme e ktheu në detyrë që të prishë provat


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përshëndeti guximin dhe kurajon e prokurorit të SPAK, që kërkoi pezullimin e Belinda Ballukut për abuzimet me tenderët e tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe, teksa kritikoi Gjykatën Kushtetuese për vendimin e rrëzimit të përkohshëm të pezullimit dhe rikthimit në detyrë të zv/kryeministres, për të vijuar abuzimet e saj.

“Këto ditë është zhvilluar një betejë e guximtë, ku një prokuror kurajoz i SPAK, pezulloi zv/kryeministren, një hajdute të madhe të historisë së kombit. Por një Gjykatë Supreme e kombit i hoqi jashtë çdo rregulli narkopezullimin, e ktheu Lubinë në detyrë që të prishë çdo provë, që si banditë të kërcënojë çdo dëshmitarë, e ktheu që të vjedhë”, tha Berisha.

Lideri i opozitës vijoi edhe me farsën elektorale, duke akuzuar Ramën se kishte projekt të shuante opozitën dhe të vijonte vjedhjet e tij. 

“Shqipëria nga sot nuk do njihet tjetër veçse si Kapobandë. Shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale, duke organizuar me paratë tuaja mijëra aktivitete elektorale, duke arrestuar liderët e opozitës, duke përdorur krimin, duke shndërruar nëpunësit e shtetit në policë të votës së lirë, duke falur 2 mld euro gjoba e kamata vetëm për karrigen e tij, ai me revansh të paparë bëri gjithçka që të mbyllë çdo hapësirë opozitës”, vijoi ai.