Vendosni fjalën kyçe....

45-vjeçari nga Tirana plagoset me thikë në Durrës gjatë një konflikti


Një 45-vjeçar nga Tirana është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në sektorin Hekurudha të lagjes nr.13.

Sipas policisë, 45-vjeçari me inicialet F.S. është plagosur gjatë një konflikti me disa persona ende të paidentifikuar. Ai është dërguar me autoambulancë në spitalin e Durrësit ku po mjekohet nga bluzat e bardha.

“Rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se, gjatë një konflikti, është goditur me mjet prerës (thikë), nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi F. S., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”,- njofton policia.

45-vjeçari nga Tirana pritet të merret në pyetje nga policia sapo të jetë në gjendje shëndetësore të qëndrushme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.