
Është shtyrë mbledhja e Sekretariatit të Etikës, e cila ishte parashikuar të mbahej sot. Shtyrja ka ardhur për shkak se bëhet fjalë për kërkesën për përjashtimin e një numri të madh deputetësh, çka ka bërë të nevojshme shqyrtimin e plotë të provave përkatëse.
Mbledhja është riprogramuar për të martën, në orën 10:00. Vendimi për shtyrjen është pranuar nga deputetët e Partisë Socialiste, me qëllim që të ketë kohë të mjaftueshme për shqyrtimin e të gjitha provave që do t’i paraqiten Sekretariatit të Etikës.
Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës, pas tensioneve dhe situatës kaotike që u regjistrua një ditë më parë gjatë seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë seancës, deputetë të Partisë Demokratike bllokuan Foltoren dhe u përplasën me Gardën e Republikës.