Vendosni fjalën kyçe....

Sekuestrohen mijëra diamante në aeroportin e Frankfurtit


Oficerët e doganës në Aeroportin e Frankfurtit mbi Main kanë sekuestruar 11,276 diamante të padeklaruara nga një pasagjer që vinte nga Angola, raportoi shërbimi doganor gjerman të premten.

Burri 53-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u ndalua dhe u mor në paraburgim pasi nuk deklaroi dërgesën e diamanteve të papërpunuara. Atij i mungonte gjithashtu certifikimi i nevojshëm për transportimin e gurëve të çmuar, shkruan Rt.

Sipas shërbimit doganor gjerman, diamantet u zbuluan gjatë një kontrolli rutinë të sigurisë.

“Burri që udhëtonte nga Angola i kishte fshehur diamantet në dy qese, në një fund të rremë të bagazhit të tij të dorës,” raportuan autoritetet.

Vlera e diamanteve nuk është përcaktuar ende dhe do vendoset pas një vlerësimi nga ekspertët, deklaroi shërbimi doganor.

“Ai tashmë do duhet të përgjigjet për shkelje të legjislacionit të tregtisë së jashtme,” njoftoi agjencia. “Përveç kësaj, ai akuzohet për shmangie të detyrimeve të importit për diamantet e papërpunuara të kontrabanduara.”