
Është zbuluar identiteti i kalimtarit që neutralizoi njërin nga autorët e masakrës në Sidnei, Australi, ku u vranë 11 persona.
43-vjeçari është identifikuar si Ahmed al Ahmed. Ai u filmua duke vrapuar drejt njërit prej autorëve të masakrës nga pas dhe më pas duke i rrëmbyer pushkën nga duart, përpara se ta drejtonte armën drejt tij.
Pamjet më pas treguan terroristin duke u drejtuar drejt një ure ku ndodhej një tjetër person i armatosur, ndërsa kalimtari vendosi armën pranë një peme, shkruan Sky News.
Ahmed, i cili kishte një bluzë të bardhë, u qëllua dy herë gjatë incidentit dhe pritet t’i nënshtrohet një operacioni, zbuloi kushëriri i tij, Mustafa.
Në një video në 7News, Ahmed dukej se kishte një krah dhe dorë të gjakosur dhe u ndihmua nga njerëz të tjerë pranë vendit të ngjarjes në qytetin australian.
Të paktën 11 persona u vranë dhe 29 të tjerë u plagosën në sulm kur dy persona të armatosur hapën zjarr nga një urë ndaj turmës në një festë hebraike rreth orës 18:00 me kohën lokale të dielën në mbrëmje. Më shumë se 1,000 njerëz kishin qenë në tubimin që festonte festën e Hanukkah-s.