Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 15 numri i viktimave nga masakra në Australi


Është rënduar bilanci tragjik i sulmit në Sidnei të Australisë. Ka shkuar në 15 numri i viktimave ndërsa të plagosurit janë mbi 40, një pjesë prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Babë e bir dyshohet se janë autorët e masakrës gjatë një feste hebreje ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.

Autoritetet australiane e kanë caktuar paraprakisht sulmin si akt terrorist. Sulmuesit ishin babë e bir, tha policia. Babai 50-vjeçar u qëllua dhe u vra nga policia në vendngjarje dhe djali 24-vjeçar është në gjendje kritike, por të stabilizuar. Oficerët siguruan dhe hoqën pajisjet shpërthyese të gjetura në një automjet aty pranë.

Kryeministri australian Anthony Albanese dënoi të shtënat që shënjestruan komunitetin hebre, duke e quajtur atë “një akt të së keqes”, shkruan CNN.