
Një sulm me armë zjarri ka tronditur Bondi Beach, një nga plazhet më të famshme të Sidneit, ku të paktën 10 persona janë vrarë, njoftoi Policia e New South Wales për Euronews.
Pamjet tregojnë një nga qytetarët, i cili, me një veprim heroik, i ka marrë armën sulmuesit, duke parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të bilancit të viktimave.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, kur dhjetëra plumba u shkrepën në një zonë ku po zhvillohej një eveniment për Hanuka, me rreth 2,000 pjesëmarrës, edhe pse nuk është konfirmuar nëse grupi ishte objektivi i sulmit.
Policia njoftoi se dy të dyshuar janë arrestuar dhe po merren në pyetje lidhur me sulmin.
Dëshmitarët thanë se mbi 50 të shtëna u regjistruan ndaj qytetarëve dhe automjeteve, ndërsa shumë persona kanë marrë lëndime të ndryshme.