
Pas zgjedhjes së Endri Shabanit si Avokati i ri i Popullit, ka reaguar edhe Adriana Kalaja, kandidatja e mbështetur më shumë nga deputetët e PD. Në një status në rrjetet sociale, Kalaja e quajti procesin një “marrëveshje” mes mazhorancës dhe opozitës dhe deklaroi se ndërhyrja e kryeministrit në Kuvend tregoi “frikën se mos i rridhte një votë” pro saj.
Kalaja tha se 69 votat kundër që mori janë dëshmi e frikës së mazhorancës ndaj figurës dhe kontributit të saj, ndërsa akuzoi edhe PD-në zyrtare dhe Sali Berishën për pranimin e marrëveshjes me Shabanin. Ajo falënderoi mbështetësit, duke deklaruar se “populli më zgjodhi me referendum”.
Reagimi:
Fitorja ime e rradhës……
Fakti që Kreu i Organizatës Kriminale, ngrihet e shkon në Kuvend për të çuar deri hë fund “marëveshjen” me PD dhe opozitën, nga frika se mund t’i rridhte 1 votë pro meje, është fitorja ime e rradhës.
Nga ana tjetër, 69 vota kundër të banditëve të tij me urdhër, tregon frikën e tij jo ndaj meje, por ndaj emrit dhe kontributit tim, kontribut në fakt që e shkeli si Partia Demokratike ashtu edhe Z. Berisha, përsa kohë pranoi marëveshjen me sorosistin Shabani.
Ironia e fatit është se janë po kaq vota, sa u zgjodh ushtarja e Ulsiut Arta Marku, Prokurore e Pushtetit të Padrejtësisë.
Ndërkohë, dua të shpreh gjithë mirënjohjen time të pafundme, për mbështetjen e jashtëzakonshme të Popullit. i cili me “referendum” më zgjodhi Avokat të Tij.
Me gjithë se sot jam jashtë funksioneve të mia në PD, zotohem se do vijoj të jem Avokat I Popullit dhe se do e çoj deri në fund betejën time ndaj narko regjimit.
PS: Unë nuk kam fuqinë e banditit Kryeministër, megjithëse ai tregoi frikën ndaj meje, por dosja McGonigal, grabitja e pronës së Surrelit dhe Irenës me 300 mbiemra, i janë dërguar Senatit dhe Kongresit Amerikan si dhe Ambasadës së SHBA-ve.