Vendosni fjalën kyçe....

Noka e quan ‘injorant’, ndërpritet seanca, Balla: Po folët për lepuj, flisni dhe për zagarët


Në Kuvend është shënuar një tjetër debat i ashpër mes mazhorancës dhe opozitës. Gjatë fjalës së Taulant Ballës, i cili po kërkonte sqarime mbi propozimin për ndryshimin e rendit të ditës, deputeti i PD-së, Flamur Noka, e ndërpreu duke i thënë “injorant”.

Balla: Ka ardhur një kërkesë për ndryshim të rendit të ditës. Jemi në shkelje të rregullores se nu kemi dëgjuar  argumenin përse kanë kërkuar heqjen nga rendi i ditës.

Asnjëri prej folsëve nuk ka sqaruar përse kjo cështje duhet të iki nga rendi i ditës. Dëgjova batuta, tallje , njëri fliste për lepuj, por po folët për lepuj duhet të flisni dhe për zagarët.

Po i hytë këtij diskutimi bujrum se do t’iu lexoj unë listën. Të gjithë e dini se Besim Ndregjoni nuk zgjidhet dot në atë post se nuk e le ligji se ka mbushur 70 vjec. (Noka i thotë injorant)

Balla kërkon ndërprerjen e seancës.