Vendosni fjalën kyçe....

Klodian Braho zgjidhet kryetar i SPAK-ut


Prokurori Klodian Braho është zgjedhur kryetar i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pasi mori 7 vota nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Kandidati Adnan Xholi mori 3 vota, ndërsa Elvin Gokaj 1 votë. Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.

Braho do të ketë një mandat trevjeçar, duke pasuar në krye të SPAK Altin Dumanin.

 Ai do të marrë detyrën zyrtarisht më 19 dhjetor, kur edhe do të nisë ushtrimin e funksionit si drejtues i institucionit.

 

Rezultati i votimit në KLP:

Klodian Braho – 7 vota

Adnan Xholi – 3 vota

Elvin Gokaj – 1 votë

Doloreza Musabelliu – 0 vota

 

PROFIL

Klodian Braho u lind në Skrapar më 21 korrik 1982. Në vitet 2000-2004 kreu studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe në 2005-2008 studioi në Shkollën e Magjistraturës. Ai mori emërimin më 14 nëntor 2007.

Ka pasur këto detyra:

14.11.2007-2012/ Prokuror pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.

2012-2015/ Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

2014-2015/ Zv.drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

2015-19.12.2019/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Nga 19 dhjetori 2019 dhe aktualisht është prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).