
PD ka kërkuar heqjen nga rendi i ditës votimin për përzgjedhjen e kandidatit për postin e Avokatit të Popullit.
Sali Berisha: E keqja banale e kombit jeni ju. E keqja e kohës jeni. Ju ky parlament ka një Komision Ligjesh, këtë komision e kryeson një ish-ministër i juaj.
Në garën e AP, një ditë ky mbledh komisionin dhe vendos në mënyrë të diskutueshme, që për kandidatët për AP do ketë deputeti të drejtë vetëm për 1 firmë.
Ky është një vendim i një komisioni që ligji dhe kushtetuta e ngarkon për shqyrtimin dhe organizimin e procedurës së emërimit.
Ai është kryetar komisioni. Tjetër punë se e keqa banale e shtron në hic. Ne zbatuam vendimin e Komisionit të Ligjeve.
Në përputhje me këtë vendim ne bëmë shkresën për tërheqjen e të gjitha firmave. Për disa, deputeti mund të japë vetëm një firmë, për të tjerë mund të vendosë shumë.
Por vendimi i Komisionit ishte i qartë. Dhe tani ju, meqenëse duhet patjetër Shabani ose opozita që duam, kishte marrë firma dhe tani përmbysni vendimin e Komisionit të Ligjeve, vendimin tuaj.
Në respekt të Komisionit të Ligjeve tërhoqëm votat. E vazhdoni se e dini që lepuri i Surrelit nuk merr dot asnjë firmë.