Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi takime në Shtëpinë e Bardhë: Privilegj që bota ka një lider si presidenti Trump


Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA.

Sot ai është takuar me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, pas ditës së djeshme ku takoi kongresmenë republikanë e demokratë. Bardhi shkruan se është privilegj që bota ka një udhëheqës si presidenti Trump dhe Shqipëria është krenare që ka një aleat të çmuar si SHBA-ja.

“Gjatë qëndrimit në SHBA kisha kënaqësinë të isha në Shtëpinë e Bardhë, me takime të shkëlqyera me administratën e Presidentit Trump: znj. Paula White-Cain; z. Rudolph E. Atallah, Zëvendës Drejtor i Lartë për Kundërterrorizmin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë; z. Leo Terrell – Këshilltar i Lartë i Ndihmës Prokurorit të Përgjithshëm, Departamenti i Drejtësisë i SHBA; Znj. Belsis Romero, Këshilltar i Lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Është një privilegj që bota ka një lider si Presidenti i ShBA Donald Trump, që ka vendosur demokracinë, sigurinë dhe paqen, në krye të axhendës së tij dhe rezultatet e deritanishme kanë qenë impresionuese.

Vendosmëria e Presidentit Trump për të vendosur në krye të axhendës së sigurisë luftën ndaj karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorët e tyre, është një ndihmë e madhe për botën, por veçanërisht edhe për Shqipërinë. Ne jemi krenar që kemi një aleat të çmuar si SHBA.” – shkruan Bardhi.