Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Të të fyejë ky që nuk di kur është ngritur flamuri, është fundi i botës


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi se sot në Kuvend do të votohet kandidati për Avokatin e Popullit pavarësisht kundërshtisë së opozitës, e cila ka kërkuar rihapjen e procesit.

Ai tregoi listën e firmave të opozitës për kandidatin Endrit Shabani dhe iu përgjigj Flamur Nokës, i cili më parë e kishte quajtur “injorant”.

Të të fyejë ky i vetmi Flamur kur nuk di kur është ngritur flamuri, është fundi i botës.”

Balla ironizoi opozitën, duke theksuar se disa deputetë u bindën nga Ervin Salianji dhe kritikon mungesën e konsensusit të opozitës.

Në seancën e sotme ne miraotjmë buxhetin bashkë me paketën fiskale, kjo është cështja më e rëndëisshme sepse dalim përpara popullit me nje buxhet më të madhin në histori dhe me plotë të mira që na kanë dhënë nderin ti përfaqësojmë në kuvend si shumicë.

Edhe ju sot keni senacën të rëndëishem por serioziteti juaj për kauzat që lini rrugës është dhe kjo tallje. Kemi diskutuar se sot ka një debat të rëndësishëm për raportin e OSBE-ODIHr. Do ishte në dnertin tuaj të ndaleshim dhe të gjeni një kohë për këtë debat që ta ndjekin qytetartë.

Po ku talleni me të gjitha kauzat që nisni. (tregon firmat) ne jemi këta? Nënkryetari i partisë është këtu, anëtarët e kryesië që kanë firmosur. Të të fyejë ky i vetmi Flamur kur nuk di kur është ngritur flamuri, është fundi i botës.

Këta tha i ka bindur Ervin Salianji. Edhe hallin e brendshëm të partisë tuaj na e sollët këtu. Jemi 1250 ditë në shkelje të ligjit si kuvend. Ju kurrë nuk e keni gjetur konsesusin mes vetes. Sot do të votojmë Avokatin e Popullit me kandidaturat që keni sjellë ju”, u shpreh Balla.