
Presidenti i SHBA-së Trump replikoi me gazetaren e medias Politico, gjatë një interviste të dhënë ditën e djeshme.
Teksa gazetarja po e pyeste lidhur me Venezuelën, nëse SHBA-ja do dërgonte trupa në territorin e vendit të drejtuar nga presidenti Maduro, Trump iu përgjigj se Politico ishte një media aspak miqësore me të, që mori 8 milionë dollarë ndihmë nga Obama për të shpëtuar.
Burns: Pra, sa larg do të shkonit për të hequr Maduron nga detyra?
Trump: Nuk dua ta them këtë. Por…
Burns: Por doni ta shihni larg?
Trump: Ditët e tij janë të numëruara.
Burns: A mund ta përjashtoni një pushtim tokësor amerikan…
Trump: Nuk dua të përfshij ose ta përjashtoj. Nuk flas për këtë. Pse do të flisja me ju, një media jashtëzakonisht jomiqësore, nëse doni ta quani POLITICO, që mori 8 milionë dollarë nga Obama për ta mbajtur gjallë, pse do ta bëja këtë? Pse do të flisja për këtë me POLITICO-n? Dua të them, po e bëj këtë sepse ju më zgjodhët si njeriun për Evropën…