
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit” ku për pasojë ka humbur jetën një 68-vjeçare.
Këmbësorja Prenda Lula është përplasur nga një automjet me drejtues një shtetas slloven me iniciale K. J. Ky i fundit është shoqëruar për në komisariat për veprime të mëtejshme.
Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
“Malësi e Madhe / Informacion paraprak
Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin slloven K. J., ka përplasur këmbësoren, shtetasen P. L., 68 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, shtetasja P. L. ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit shtetasi K. J., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.