Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi vizitë në SHBA, takon kongresmenë republikanë e demokratë


Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ndodhet në SHBA ku ka zhvilluar takime në Kongres.

Ai është takuar me kongresmenë republikanë e demokratrë. Bardhi shkruan se Shqipëria është krenare që ka një aleat të çmuar si SHBA-ja.

“Capitol Hill, Washington DC

Është gjithmonë kënaqësi të jesh në Kongresin Amerikan, ku kisha mundësi të diskutoja me përfaqësues republikan dhe demokrat. SHBA mbetet lider botëror në garantimin e paqes, sigurisë dhe demokracisë në botë. Shqipëria është krenare që ka një aleat të çmuar si SHBA.”