
Zv.drejtori për Evropën Perëndimore Qendrore Lyn Debevoise takoi kreun e SPAK-ut Dumani duke i shprehur atij vlerësimin e SHBA-së për punën e tij dhe bashkëpunimin me agjencitë amerikane kundër rrjeteve të paligjshme të krimit të organizuar.
Sipas ambasadës amerikane, rrjetet kriminale e korrupsioni pengon kompanitë dhe investitorët amerikanë dhe puna e Dumanit ka vendosur standardin që do vijojë edhe me pasardhësin.

“Përballja me krimin ndërkombëtar kërkon një angazhim të përbashkët. Sot, Zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore Lyn Debevoise vizitoi SPAK-un për të shprehur vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e Kryeprokurorit të Posaçëm Altin Dumani me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për t’u përballur me rrjetet e paligjshme që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe për të luftuar korrupsionin që pengon kompanitë dhe investitorët amerikanë. Përpjekjet e z. Dumani vendosën standardin për bashkëpunim të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, i cili shpresojmë se do të vazhdojë me pasardhësin e tij.” – thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

