
Presidenti amerikan Donald Trump nuk i ka kursyer kritikat ndaj Bashkimit Evropian.
Në një intervistëe për Politico, shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se shumica e vendeve evropianë në kalbje e sipër dhe duke u shkatërruar.
Trump theksoi se emigracioni i paligjshëm, por jo vetëm ka ndikuar shumë keq duke i dobësuar vendet e BE-së.
“Polonia po bën një punë të respektuar me emigracionin e paligjshëm. Megjithatë shumica e kombeve evropiane, janë duke u kalbur…Ato po e shkatërrojnë vendin e tyre. Arrin në një pikë ku nuk mund ta korrigjosh dot realisht… Kjo do të thotë se ato nuk do të jenë më kombe të forta… Njerëzit që po hyjnë kanë një ideologji krejtësisht ndryshe.
Krerët e vendeve evropiane duhet të kenë frikë nga ajo që po u bëjnë vendeve të tyre, ata po shkatërrojnë vendet e tyre. Dhe duhet të them se ata janë njerëz që i pëlqej. Por nuk mund ta lejojnë që kjo të ndodhë.
Ata do jenë shumë më të dobët dhe shumë më ndryshe. Kryebashkiaku i Londrës është katastrofë. Ka një ideologji krejt tjetër nga ajo që duhet të ketë dhe po i fiton zgjedhjet sepse shumë të huaj po futen në vend. E urrej atë që po ndodh me Londrës dhe Parisin.
Mendoj se ata janë të dobët, ata nuk e dinë se çfarë të bëjnë. Evropa do të jetë politikisht korrektë dhe kjo i bën të dobët. Merrni si shembull Suedinë. Suedia ka qenë një nga vendet më të sigurta në botë. Tani është krejt e pasigurt.” – tha Trump.