
Policia ka ndërhyrë dhe ka hequr çadrat para kryeministrisë të vëna nga partia Shqipëria Bëhet të Adriatik Lapajt.
Protesta nisi mbrëmjen e djeshme ku Lapaj qëndroi para kryeministrisë në shenjë proteste ndaj asaj që e quajti sulm të kryeministrit Rama ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Protestës mbrëmjen e sotme iu bashkuan edhe disa qytetarë.
“Erdhën forcat e policisë dhe bënë një sjellje barbare. Brenda policisë së Shtetit ka segmente banditësh. Dallkaukë që nuk kanë konceptin e ligjit. Edi Rama t’i do japësh dorëheqjen se je kapur në flagrancë për vjedhjen e parave të shqiptarëve. T’i je në pazar se je s’kuth në politik. Ne do të vëmë jo një çadër, por qindra. Nuk ja del dot ti Rama, sepse ke kapur në flagrancë”, u shpreh Lapaj.
*Video marrë nga Report Tv