Vendosni fjalën kyçe....

Mazhoranca miraton 6 kandidaturat për Avokatin e Popullit, votimi të enjten në Kuvend



Mazhoranca ka kaluar me 9 vota pro listën me 6 kandidatë që do të garojnë për postin e ri të Avokatit të Popullit. Emrat do t’i kalojnë për votim seancës plenare të së enjtes në Kuvend.

Sipas procedurës, kandidatët kanë siguruar të paktën 28 firma të deputetëve për të vijuar garën.

Lista e kandidatëve dhe numri i firmave:

  • Adriana Kalaja – 44 firma

  • Aranita Braho – 35 firma

  • Besim Ndregjoni – 34 firma

  • Endrit Shabani – 35 firma

  • Skënder Haluci – 30 firma

  • Tartar Bazaj – 28 firma

Votimi në seancë plenare do të përcaktojë se kush do të zërë vendin e Avokatit të Popullit për mandatin e ardhshëm.