Vendosni fjalën kyçe....

Lapaj: Dola vetëm në protestë, por njerëzit po bashkohen


Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për News24 foli për qëndrimin e tij ndaj protestës që nisi mbrëmë, ku ai ishte i vetmi pjesëmarrës.

Ai tha se sot ka marrë mbështetje dhe së bashku me 9 të tjerë do të organizojë një protestë 24-orëshe.

Lapaj theksoi se, duke pasur parasysh të gjitha problematikat që kanë ndodhur, populli duhet të ishte mobilizuar në protestë.

Ai akuzoi kryeministrin Rama për presion të vazhdueshëm ndaj gjykatës, duke kërkuar që të mos i zgjasë më duart drejt gjyqësorit.

“Dje ishte 8 dhjetor dhe ju ishit dëshmitarë të gjithë çfarë ndodhi me zv.kryeministren, ndërsa kryeministri kaloi nga përgjegjësia individuale tek ajo kolektive. Gjërat në Shqipëri nuk janë mirë. Të rinjtë duhet të reagojnë. Por pashë që nuk ndodhi asgjë dhe më erdhi në mendje reagimi që mund të bëjë një njeri që ka vetëm vetveten. Por dola për të protestuar, dhe nga dje deri sot njerëzit po shtohen. Dje hyra vetëm, sonte në darkë u bashkuan 9 të tjerë që do të vazhdojmë pa afat”, tha Lapaj.