Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën 39-vjeçari, dyshohet se u vetëhodh nga ura në Klos



Një 39-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është vetëhedhur nga ura e fshatit Fshat, në Klos. Viktima është identifikuar si Klodian Kulla, nip i Nehat Kullës, i njohur ndryshe si “Gjenerali”, drejtues i një bande që veproi në zonën e Tufinës gjatë viteve 1997–1998.

Për shkak të terrenit të vështirë, shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësve kryen kërkime për disa orë, deri sa arritën të gjenin dhe të nxirrnin trupin nga gremina.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.