
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD-ja po përgatit protestat kombëtare, të cilat ai i paralajmëroi edhe një ditë më parë gjatë Foltores para Kryeministrisë.
Në një konferencë nga selia blu, Berisha theksoi se këto protesta janë, sipas tij, e vetmja mënyrë për t’u rikthyer qytetarëve votën e lirë.
Ai akuzoi Gjykatën Kushtetuese se ka marrë vendime në shkelje të Kushtetutës, duke iu referuar çështjes së Ballukut:
“Jemi duke i përgatitur protestat. Vendimet e GJK dhe fakti që gjykata nuk e refuzoi kërkesën e paligjshme janë tepër shqetësuese. Mos harroni se kjo gjykatë ka shpallur të paligjshëm, duke shkelmuar Kushtetutën, 30 deputetë të opozitës që paraqitën kërkesë për çështjen time – tha ai – Protesta do të jetë rruga jonë e vetme për t’u kthyer shqiptarëve votën e lirë.“