
Donald J. Trump deklaroi se lideri ukrainas Volodymyr Zelenskyy “ende nuk është gati” të nënshkruajë propozimin për paqe të propozuar nga Shtetet e Bashkuara për të përfunduar luftën me Rusinë, përcjell Euronews.
Ai tha se, edhe pse disa anëtarë të ekipit të Zelenskyy-së e mbështesin planin, vetë presidenti ukrainas nuk e ka lexuar ende dokumentin dhe për këtë arsye nuk mund të marrë vendimin përfundimtar.
Zelenskyy reagoi duke thënë se bisedimet me amerikanët janë “konstruktive, por jo të lehta” dhe se Ukraina mbetet e gatshme të punojë drejt paqes — por vendimi nuk mund merret derisa të sigurohen garanci për sigurinë dhe sovranitetin e vendit.
Ndërkohë, përplasjet ushtarake vazhdojnë në terren, ndërsa negociatat mbeten në pikën kritike. Situata mbetet e paqartë: me një pjesë që nxit pranimin e marrëveshjes për të ndalur luftën, dhe një pjesë tjetër që kërkon siguri dhe garanci për të mos rrezikuar sovranitetin e Ukrainës.