
Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji i është përgjigjur kreut të partisë Berisha, i cili i ka quajtur “axhendë personale” takimet e Salianjit me anëtarë të kryesisë e demokratët në Tiranë e Durrës.
Ai tha mbrëmjen e sotme se nuk ka asnjë axhendë private por publike dhe se synimi i tij është është rrëzimi i kryeministrit Rama.
“Kam vetëm axhende publike, axhendat private janë jopublike minimalisht. E vetmja axhendë personale që kam është të largoj qeverinë dhe do bëj çdo përpjekje pasi Rama e ka kthyer private çështjen me mua duke me burgosur. E vetmja gjë personale që mund të kem, në kuadrin politik, është që Rama të largohet një orë e më parë. Takimi ka qenë publik, me gjithë strukturat e PD në Durrës. Demokratët janë zhgënjyer për shkak të braktisjes, neglizhencës, mos marrjes së mendimit, mosdëgjimit të vendimmarrjeve”, tha Salianji.
Ai shtoi më tej se do vijojë turin e takimeve me demokratët që ka nisur dhe se demokratët janë të zhgënjjyer nga mosdëgjimi e braktisja.
“Ne jemi PD, kush ka sakrifikuar dhe ka mbledhur vota, ai është PD. Unë do jem në PD, unë si kam takimet me njerëzit sepse kam ndonjë funksion. E dini ca funksioni ka në kryesi. Që këtë javë do ketë takime, do jemi në takime sepse fuqia e një politikani është mbështetja e njerëzve, flluckat dhe hilet nuk duhet që të ecin. Ne në PD po kërkojmë rregulla të qarta loje për promovimin dhe avancimin në karrierë. Pse ai që është i pari mbetet në listë të hapur dhe ai që është i dytë në listë të mbyllur, ose i bëjmë primaret ose si bëjmë. Pse nuk është Iliri i Dibrës, pse nuk është Elizabeta e Fierit”, tha ai.