
Deputeti i PD-së Luçiano Boçi tha mbrëmjen e sotme se rikthimi I Berishës në krye të partisë ishte domosdoshmëri.
Ai tha se opozita është luftuar dhe po luftohet nga kryeministri Rama me të gjitha mjetet e mundshme.
“Qenia e z. Berisha nuk lidhet thjesht me thelbin e PD-së. Ardhja e tij në krye të PD ka qenë domosdoshmëri. Në 2013 u largua me një akt burrëror. Dhe sot opozita luftohet me të gjitha mjetet. PD ka dëshmuar që ka pasur dhe ka figura dhe që në çdo rast ka kandidatë. Ai sulm që përjetoi PD ishte i paparë, ndoshta dhe i pamenduar. Për asgjësimin e PD-së me të gjitha format që lidhet që me shpalljen e Berishës non grata, marrjen e vulës, mënyrës se si i është rrëmbyer vota. Të gjithë elementët e tjerë dhe sot kemi e qenë dhe jemi në situatë të ekzistencës dhe rikthimi i Berishës ishte domosdoshmëri dhe për ta shpëtuar.” – tha ai.
Në një intervistë në “Studio 24”, në News24, Luçiano Boçi foli për procesin e zgjedhjes së avokatit të popullit, duke nënvizuar se është shumë e rëndësishme që të mos pezullohet.
Boçi shtoi se PD do të dërgojë gjashtë kandidatura ndërsa tha se mazhorancën se gjithmonë është përpjekur të luajë në nivele djallëzie.
“Për gjëra që jam brenda dhe i di më besoni te ajo që artikuloj. Avokati i Popullit është një institucion që duhet të ketë përfaqësi nga opozita. Ne do dërgojmë 6 kandidatura, dhe si veprohet ku pala kundërshtare eliminon dhe në fund mbetet 2. Është kërkuar është dërguar shkresa ndërsa nga PS luhet në nivele djallëzie. Brenda një qëndrimi politik duhet të kishte një sjellje të përcaktuar”, tha mes të tjerash ai.