Vendosni fjalën kyçe....

Bllokohet aksi Kakavijë–Janinë për tre orë, për shkak të protestës së fermerëve



Policia Kufitare e Kakavijës njofton se, sipas informacionit të marrë nga Policia Kufitare Greke përmes qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit, këtë të hënë aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar për disa orë.

Sipas autoriteteve greke, nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (ora greke), në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, rruga do të mbyllet për shkak të një proteste të paralajmëruar nga fermerët grekë.

Gjatë bllokimit, do të lejohen të kalojnë vetëm automjetet që kanë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë u kërkon qytetarëve mirëkuptim dhe i këshillon të planifikojnë udhëtimet e tyre në orare të tjera të ditës, për të shmangur vonesat dhe situatat e vështira në qarkullim.