
Lara Colturi u rendit e 23-ta në garën e së shtunës në Kupën e Botës në disiplinën Giant Slalom, në një pistë tejet sfiduese ku moti i keq ndikoi rëndë në zhvillimin e saj. Era e fortë, stuhia dhe shikueshmëria e ulët shkaktuan ndërprerje të shumta, duke e bërë ritmin e garës të çrregullt dhe presionin mbi sportistet edhe më të madh.
Pavarësisht vështirësive, Colturi u rikthye çdo herë në start me vendosmëri, duke luftuar në çdo portë dhe duke e mbyllur garën mes 30 skiatoreve më të mira në botë. Rezultati është i rëndësishëm për 19-vjeçaren, e cila po tregon rritje të vazhdueshme në arenën ndërkombëtare.
Fituesja e Giant Slalom-it u shpall Alice Robinson, që regjistroi kohën më të mirë të ditës.