Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Kthesën e Çakranit, furgoni i FNSH përplaset me “Benz”, dy efektivë policie të lënduar


Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur “Kthesa e Çakranit”, ku një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përplasur me një automjet tip “Benz” dhe më pas ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e përplasjes, dy efektivë policie janë dëmtuar, duke u transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur tre autoambulanca, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.