
Prej disa javësh, një gropë e madhe e hapur në aksin rrugor Xhafzotaj–Shijak është kthyer në një rrezik të përditshëm për drejtuesit e mjeteve.
Problemi, i lënë pa ndërhyrje nga autoritetet përgjegjëse, po shkakton dëme materiale dhe ka krijuar kaos në qarkullim.
Për ata që nuk e njohin zonën, situata është edhe më e rrezikshme, pasi mungesa e sinjalistikës paralajmëruese e bën gropën pothuajse të paevitueshme.
Ndërkohë, banorët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më shpejt për të shmangur incidente të tjera në vijim.
Për momentin, gropa jo vetëm dëmton mjetet, por krijon edhe situata të rrezikshme, pasi automjetet detyrohen të devijojnë në mënyrë të papritur, duke rritur mundësinë e aksidenteve.
Përgatiti për Hashtag.al, Aurora Hoxha